“Njëri thoshte ‘ka ul çmimin e biletës së avionit Rama që të ikin sa më shumë’”, kryeministri nga Shkodra: I kuptoj protestuesit, por…

“Njëri thoshte ‘ka ul çmimin e biletës së avionit Rama që të ikin sa më shumë’”, kryeministri nga Shkodra: I kuptoj protestuesit, por…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestën që po mbahet prej 9 ditësh kundër investimit në Zvërnec. “Se realisht po të përpiqesh t’i dëgjosh, çfarë nuk dëgjon. Ishte dje një patriot që thoshte Rama i ka ulur qëllimisht biletat e avionëve për t’i bërë të marrin sa më shumë avionët dhe të ikin. Çfarë do ky, që ne të rrisim çmimin e avionëve? Ne jemi në një hapësirë ku thuhet gjithçka dhe nuk dëgjohet asgjë. Shpërthyen papritur ethet ambientaliste të të gjithë shqiptarëve, në thonjëza të të gjithë shqiptarëve. Ata nuk duan me ditë se njerëzit që janë në kafe mund të kenë qenë gjithë ditën në punë, ata s’duan t’ia dinë. U thonë çohuni nga kafja dhe hajdeni me ne për Shqipërinë e re....