“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

“Një vend nuk mbrohet nga ligjet e muret”, Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në bazën ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, në kuadër të përgatitjeve për përballimin e rrezikut të shtuar nga zjarret, pas rritjes së temperaturave gjatë sezonit veror. Rama e nisi fjalën e tij duke iu referuar situatës së rëndë të zjarreve në Francë dhe Spanjë, ku mijëra hektarë janë përfshirë nga flakët dhe qindra mijëra persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Ai u shprehu solidaritet zjarrfikësve francezë dhe spanjollë, duke theksuar se zjarri është një sfidë e përbashkët që nuk njeh kufij. “Ajo është pamja e një lufte të përbashkët, në një klimë të përbashkët, gjatë sezonit të një vere të përbashkët. Kur sheh qindra mijëra njerëz që ikin të lemerisur...