‘Një qytet i tërë fshihet nga harta e Shqipërisë çdo vit’, Alolli: Kemi shifrat e frikshme të shpopullimit

‘Një qytet i tërë fshihet nga harta e Shqipërisë çdo vit’, Alolli: Kemi shifrat e frikshme të shpopullimit

Në një intervistë për SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, deputetja e PD-së, Ledina Alolli, ka ngritur me forcë alarmin për zbrazjen e Shqipërisë, duke theksuar se kjo nuk është thjesht një statistikë. Sipas saj, shpopullimi po përkthehet çdo ditë në shkolla të mbyllura, biznese të falimentuara, toka bujqësore të djerrëta dhe të moshuar të vetmuar që jetojnë vetëm me shpresën e një telefonate nga fëmijët në emigrim. Për të kërkuar llogari mbi këtë krizë të thellë, një grup deputetësh të opozitës kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Shifrat e raporteve ndërkombëtare tregojnë një realitet të zymtë që hedh poshtë çdo pretendim për rritje ekonomike. Sipas Alollit, të dhënat nga Banka Botërore flasin për një emigracion neto prej minus 24,000 personash, që do...