Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan
Prej orës 08:00 ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Proçesi i votimit po zhvillohet në selinë e PD në Elbasan ku anëtarët e Partisë Demokratike do të mund të votojnë deri në orën 18:00. Në garë për drejtimin e degës së PD Elbasan janë : Durim Çekrezi, aktualisht kryetar i komanduar i degës, mori drejtimin pas tërheqjes së deputetit Blendi Himçi, i cili u konfirmua kandidat për zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Çekrezi është inxhinier në profesion dhe ish-drejtues i Njësisë Administrative Tregan. Elior Vila, pedagog, i cili në platformën e tij ka theksuar nevojën për një Parti Demokratike më të hapur, me përfshirje të profesionistëve dhe zgjerim të strukturave. Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete...
Burimi:
syri.net