Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do i merrni ju!

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do i merrni ju!

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacioni, Delina Ibrahimaj, kanë bërë një bashkëbisedim me një grup pensionistësh këtë të enjte. Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka nxjerrë detaje të reja mbi bonusin e fundit të akorduar nga qeveria për pensionistët, teksa hodhi poshtë zërat se këto ndihma jepen për efekte elektorale. Kreu i qeverisë theksoi se e gjithë pjesë shtesë që ka përfituar buxheti i shtetit nga rritja e çmimit të karburantit do t’u shpërndahet drejtpërdrejt pensionistëve. Rama shtoi se përfitues të kësaj skeme do të jenë jo vetëm pensionistët, por edhe personat me aftësi të kufizuara, për të cilët do të dyfishohet ndihma ekonomike. Po ashtu, sipas tij, shteti do të mbulojë edhe sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara....