“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka lëshuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në vendin tonë, për protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme, më 23 korrik, përpara Kuvendit, në rrugën “George W. Bush”. Ambasada thekson se, megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Gjithashtu, protestat mund të shtrihen edhe në zona të tjera pranë institucioneve qeveritare. Autoritetet amerikane paralajmërojnë se gjatë zhvillimit të protestës mund të ketë prani të shtuar të forcave të policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të qarkullimit dhe ndërprerje të trafikut. Në njoftim, qytetarëve amerikanë u rekomandohet të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat, të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, të kufizojnë shpërqendrimet si përdorimi i telefonit...
Burimi:
javanews.al