Nga qyfyret tek betoni, metamorfoza e prestanomit Donald Veshaj si ndërtues strategjik në qytetin e Vlorës
Një kërcim së gjati i denjë për Lojërat Olimpike ka çuar shakatorin e radhës të estradës shqiptare, Donald Veshaj, në tavolinën e kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili pritet që në ditët në vijim të miratojë një leje për ndërtimin e një kulle 33 kate në qytetin e Vlorës. Nga qyfyret me personazhe të fortësh nga Vlora në emisionet televizive, tashmë 31-vjeçari humorist Donald Veshaj ka pësuar një metamorfozë të thellë brenda vetes, duke u futur në botën e themeleve të gropave të betonit. Donald Veshaj, së bashku me Glenis Çobon, kanë aplikuar tek Rama për të marrë një leje ndërtimi me qëllim ndërtimin e një kulle 33 kate të lartë në zonën e Vlorës. Aplikimi është kryer në emër të shakatorit Donald Veshaj,...
Burimi:
syri.net