Nga hapja e kapitujve të parë të negociatave te prova e zbatimit, Shqipëria në fazën vendimtare
Shqipëria ka hyrë në fazën më të avancuar të procesit të integrimit europian. Pas hapjes të të gjithë kapitujve – 33 gjithsej, fokusi është zhvendosur nga harmonizimi formal i legjislacionit te zbatimi konkret i reformave. Tashmë, vëmendja e institucioneve zhvendoset te përmbushja e kushteve specifike për mbylljen e përkohshme të secilit kapitull, ku thelbësore mbeten reformat në sundimin e ligjit. Sipas agjendës së integrimit, fokusin kryesor do ta mbajnë kapitujt 23 dhe 24, të cilët lidhen me pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, pasi diktojnë ritmin e mbylljes së të gjithë procesit. Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin për të mbyllur 10 kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit 2026. Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund...
Burimi:
javanews.al