NGA ERVIN SALIANJI – Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng…

NGA ERVIN SALIANJI – Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng…

Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private. Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike.Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë.Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara.Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë. Nuk kam kërkuar emërim. Kam kërkuar votë. Kjo është demokracia dhe vetëm kështu Partia Demokratike mund te rikthehet fituese!Ky nuk...