Nesër Kuvendi Kombëtar i PD, Këlliçi: Modernizim dhe hapje – Alternativë bindëse qeverisëse përballë pushtetit

Nesër Kuvendi Kombëtar i PD, Këlliçi: Modernizim dhe hapje – Alternativë bindëse qeverisëse përballë pushtetit

Partia Demokratike ka përmbyllur një proces të rëndësishëm të brendshëm duke rikonfirmuar Sali Berishën në krye të saj përmes një referendumi që mblodhi rreth 40 mijë anëtarë. I ftuar në një intervistë në Syri tv në edicionin e mesditës me moderatorin Arnold Kariqi Belind Këlliç tha se, fushata e kritikave për këtë proces është nxitur kryesisht nga mediat e afërta me qeverinë, me qëllim zhvendosjen e vëmendjes nga skandalet qeveritare. Ai e justifikoi mungesën e një kandidati alternativ përballë Berishës si një rrjedhojë logjike e mungesës së një sfidanti real për një figurë me peshë të tillë historike brenda partisë. Për më tepër, ai theksoi se krijimi i kandidatëve fiktivë vetëm për fasadë do të kthehej në një proces fals, i cili sërish do të...