“Nëse Spiropali do të ishte në PD, do pësonte aksident ose do akuzohej si e lidhur me bandat”
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se deputetja socialiste Elisa Spiropali është me fat që është pjesë e PS dhe jo e PD-së. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku po diskutohej rreth ‘përplasjeve’ të fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Spiropalit. Spahiu tha se nëse Spiropali do të kishte qenë pjesë e PD-së dhe do të ishte përplasur me Sali Berishën, do të ishte anatemuar si e lidhur me krimin e organizuar, ose do të eliminohej fizikisht. “Spiropali është një politikane me shumë fat që është në PS dhe jo në PD, sepse nëse do të kishte këtë sjellje në PD, sot ose do të kishte pësuar aksident, ose në rastin më të...
Burimi:
javanews.al