Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, për CMG-në: Thellim i bashkëpunimit në inteligjencën artificiale dhe turizëm

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, për CMG-në: Thellim i bashkëpunimit në inteligjencën artificiale dhe turizëm

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Kinë, ku mori pjesë në një aktivitet të rëndësishëm mes drejtuesve lokalë të Shangdong dhe atyre të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), zonja Spahiu tha se ky aktivitet kishte vlerë të madhe për të shkëmbyer eksperienca midis drejtuesve lokalë. Spahiu vlerësoi ndër të tjera arritjet e kësaj province, që në dy dekadat e fundit ka pasur një zhvillim shumë të madh, si në fushën e teknologjisë, në fushën e inovacionit, në prodhimin industrial, në turizëm dhe arsim. E pyetur mbi mundësitë e  bashkëpunimit në të ardhmen, zonja Spahiu tha se Kina dhe Shqipëria kanë shumë hapësira për të bashkëpunuar. Zonja Spahiu veçoi një nga...