‘Negociatat në 2028’/ Rama tërhiqet nga premtimi kryesor i mandatit të katërt
Pasi e përdori integrimin europian si premtimin kryesor të mandatit të katërt, Edi Rama u detyrua të pranojë shtyrjen e afateve për mbylljen e negociatave, ndërsa më parë kishte përgënjeshtruar kundërshtarët e tij politikë. Në procesin e mundimshëm të negociatave me Bashkimin Europian, ka një moment kur propaganda manipuluese e qeverisë shqiptare ka kaluar në nivele qesharake. Në qershor 2018, në një inskenim të pacipë në ambjentet e Ministrisë së Jashtme, u organizua festa për hapjen e negociatave. Pasi hapi shampanjën, kryeministri Edi Rama shpërndau edhe medalje për ambasadorët, të cilët i falenderoi për punën e palodhur. Sot, data zyrtare e çeljes së negociatave njihet ajo që ndodhi 4 vite më vonë, në 19 korrik 2022, kur u mbajt Konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri. Një...
Burimi:
syri.net