“Negociatat avancuan”, Rama: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e BE-së
Në mbyllje të javës, Kryeministri Rama renditi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve që lamë pas, të lidhura me rrugëtimin europian të Shqipërisë. Në Podcastin e tij ‘Flasim’, Kryeministri i cilësoi zhvillimet si pjesë e një procesi të pandalshëm reformash dhe transformimesh që po e afrojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë me objektivin historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Dje, më 9 maj në ditën e Europës, Shqipëria e gjeti veten më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion. Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në...
Burimi:
opinion.al