“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë
Anëtari i Grupit Koordinues të protestës, Përparim Gjeka, ka lexuar disa kërkesa të tjera, gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë. Në kërkesat e reja të prezantuara nga Gjeka, çdo pronë në vijën bregdetare nga Saranda e deri në Shkodër duhet të kalojë në ‘sitë’ dhe nëse vërtetohet nga drejtësia që është përvetësuar në kundërshtim me ligjin, duhër t’i kthehet interesit publik. Më tej ai theksoi se nevojitet krijimi i një ‘fondi kombëtar të menaxhimit të pasurive bregdetare. Një institucion transparent që të administrojë në emër të kombit pasuritë strategjike të bregdetit dhe fitimet të ndahen për të gjithë shqiptarët.’ “Vëllezër e motra shqiptarë, ne kemi luftuar çdo ditë për të mbrojtur bregdetin shqiptar. Ligji 21 i 2024, do të shfuqizohet. Por problemet e...
Burimi:
javanews.al