“Në Shqipëri nuk do të ketë varfëri ekstreme”, Berisha: PD do ketë përparësi vendosjen e minimumit jetik

“Në Shqipëri nuk do të ketë varfëri ekstreme”, Berisha: PD do ketë përparësi vendosjen e minimumit jetik

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ishte pjesë e një tryeze diskutimi të organizuar nga Departamenti i Ekonomisë dhe Financës me temë “Pensionistët, të nëpërkëmburit”, në sallën “Pjetër Arbnori”, selia e PD-së. “500 milionë euro jep qeveria greke vetëm për popullatën, jo vetëm fermerët, fermerët po e po, për të lehtësuar pasojat e rritjes së çmimit të naftës gjatë kësaj periudhe. Rriten biletat, rriten çmimet e tjera, pensionisti s’ekziston.  Ndaj dhe ju siguroj se përparësi absolute, Partia Demokratike do të ketë minimumin jetik, pensionet, rrogat e ulëta si fillim.  Ne do e nisim aty. Ne do vendosim minimum jetik. Është thënë 200 $, do rillogaritet. Se ecën. Po, po do e shpërndajmë. Shpërndarja është drejtësi sociale. Dhe nuk mund të ndërtosh një sistem...