“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në krye, e kanë të sigurt humbjen!
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar procesin për zgjedhjen e kryetarit në Partinë Demokratike, duke e cilësuar atë si një proces pa garë dhe pa rivalitet real. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, Mërtiri u shpreh se për herë të parë PD nuk ka një proces të mirëfilltë zgjedhor. Ai theksoi se mungesa e kandidatëve përballë Sali Berishës tregon një situatë të mbyllur dhe jo demokratike, ndërsa shtoi se kryetari aktual shmang konkurrencën për të mos lejuar krijimin e alternativave brenda partisë. Duke folur për të ardhmen e PD-së, Mërtiri u shpreh pesimist, duke theksuar se me Berishën në krye, partia nuk ka shanse për të ardhur në pushtet dhe rrezikon të tkurret...
Burimi:
vizionplus.tv