“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

Opozita ka mirëpritur sot qëndrimin e të gjithë këshilltarëve, përfshi edhe socialistëve në Maliq për të refuzuar reformën territoriale që çon në shkrirjen e Këshillit. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, deputetja Ledina Alolli, ka reaguar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak Maliq, për të diskutuar reformën territoriale dhe mundësinë e bashkimit të Bashkisë Maliq me Korçën. Duke e quajtur të paprecedentë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Alolli deklaroi se, gjatë dëgjesave publike, rreth 95% e banorëve të Maliqit janë shprehur kundër bashkimit me Korçën. “Një mbledhje e cila ishte e thirrur sot jashtë radhe me firmat e 1/3 anëtarëve të Këshillit Bashkiak me objektin dhe qëllimin e vetëm që këshilltarët e bashkisë Maliq të shpreheshin në mënyrë të qartë në lidhje me atë çfarë ka projekt...