Në ‘garë me veten’ për kreun e PD, reagon Berisha: S’i pranojmë tradhtarët e partisë, Salianji e shiti veten në burg

Në ‘garë me veten’ për kreun e PD, reagon Berisha: S’i pranojmë tradhtarët e partisë, Salianji e shiti veten në burg

foto ilustrim: ervin salianji-sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet për kreun e PD-së dhe përjashtimin e kandidaturave nga gara. Në një komunikim online me qytetarët, Berisha deklaroi se Partia Demokratike, sipas tij, zhvillon garën më të ndershme, duke theksuar se çdo anëtar që plotëson kriteret ka të drejtë të marrë pjesë. Sa i përket kandidaturave të përjashtuara, si ajo e ish-deputetit, Ervin Salianji, lideri demokrat i quajti kandidatë të Edi Ramës. Sipas tij, këta kandidatë, kanë tradhtuar partinë dhe kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politik. Duke u ndalur sërish të Salianji, ky i fundi sipas Berishës, është 'shitur në burg' duke pretenduar se ka bashkëpunuar me emra të krimit.  “Vetëm se kërkoi të mos bini viktimë e propagandës të atyre që nga 2009 kanë...