Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

Partia e Lirisë i është përgjigjur kërkesës së kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, për propozimet e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit brenda datës 3 prill 2026. Në letrën që mban firmën e kreut të grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkohen sqarime për procesin, kush e ka ndërmarrë dhe kush po e kryen, si edhe pse ka lindur nevoja për ndryshimet. Blushi kërkon që të pritet vendimi i zbardhur Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij duhet të respektohet edhe nga ana e kreut të Kuvendit. “Sjellim në vëmendjen tuaj se Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar së fundmi në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës, përmes vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ky ndryshim është shfuqizuar njëzëri, si...