Ndryshimet në kabinet, Sefa: Duket si qeveri teknike
Ndryshimet në kabinetin qeveritar ishin temë diskutimi mbrëmjen e sotme në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa tha se, nëse analizohen emrat, duket si një qeveri teknike. Sipas tij, ministrat e rinj janë të profilit për të çuar përpara reformat që i duhen vendit për në BE. Pjesë nga biseda: Sefa: Sot në botën politike dominon gjeopolitika dhe gjeoekonomia. Unë mendoj se forca politike në pushtet ka një hall. Mua më duket si një qeveri teknike brenda të njëjtit krah. Po t’i marrësh emrat me radhë, shohim se janë emra teknikë. Zili: Duhet të biem dakord se çfarë do të thotë qeveri teknike. Sefa: Emra që kanë më shumë profil teknik....
Burimi:
vizionplus.tv