Ndërpritet procesi i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

Ndërpritet procesi i votimit për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

PAMJE NGA NGJARJA KORÇË-Vetëm 40 minuta nga fillimi i procesit të votimit për kryetarin e Degës së PD Korçë, anëtarët e komisionit kanë ndërprerë procesin duke marrë kutitë dhe duke u larguar nga qendra ku do të zhvillohej votimi. Tensionet u zhvilluan lidhur me mënyrën e administrimit të listave të votuesve. “Po tani s’do lëmë demokratët pa votuar! Pa u konsultuar fare me ne, mbyllet procesi”, ka deklaruar një prej demokratëve brenda selisë drejtuar Komisionit. Aktualisht në selinë e PD nuk ka asnjë njeri. Nuk dihet si do të veprohet ndërkohë që procesi u ndalua plotësisht.