Ndarja nga jeta e aktorit Birçe Hasko, Begaj: Bota e artit humbi një nga figurat më të spikatura
Presidenti Begaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të aktorit Birçe Hasko Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Birçe Hasko, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për botën e artit shqiptar. Në mesazhin e tij, kreu i Shtetit u shpreh se “bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj”. Birçe Hasko, i njohur si një nga emrat më të mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar, la gjurmë të çmuara me rolet e tij të paharrueshme, duke u bërë pjesë e historisë së kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Përveç karrierës së tij të pasur si aktor, Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, duke qenë një pedagog i nderuar...
Burimi:
javanews.al