Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!
Debati për një ndarje të re territoriale rikthen në vëmendje nevojën për një organizim më funksional të pushtetit vendor. I ftuar në emisionin e mëngjesit Profesor Selami Xhepa e vendosi problemin e shtruar për zgjidhje jo thjesht me numrin e bashkive apo kufijtë administrativë, por me aftësinë e tyre për të ofruar shërbime dhe për të qenë financiarisht të qëndrueshme. “Bashkitë shumë të vogla, për shembull, nuk kanë realisht burime njerëzore. Pra, nuk dinë të bëjnë projekte, nuk mund të thithin, nuk mund të menaxhojnë dot realisht, le të themi, burime ekonomike për ta përkthyer potencialin lokal në proces zhvillimi. Këto lloj dilemash midis kostove dhe mundësive ekonomike nga njëra anë dhe nevojës për më shumë demokraci prodhojnë realitete të kësaj natyre që janë, do...
Burimi:
javanews.al