‘Na kanë kapur shtetin’, Abilekaj: Revolta qytetare është përgjigjja ndaj regjimit të Ramës
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, analisti Enton Abilekaj u shpreh se Shqipëria ndodhet përballë kapjes së plotë të shtetit, ku blerja e votave, nënshtrimi i sistemit të drejtësisë dhe pandëshkueshmëria e pushtetit kanë shkatërruar garancitë e demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira. Duke iu referuar rastit të Elbasanit, ai deklaroi se trefishimi i numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike para zgjedhjeve, me urdhër partie, përbën një shembull të përdorimit të parave publike për blerje votash, ndërsa akuzoi SPAK-un, policinë dhe gjykatat se nuk po godasin korrupsionin zgjedhor dhe po i japin pushtetit një mesazh të qartë pandëshkueshmërie.Abilekaj e cilësoi Shqipërinë një "parti-shtet", duke deklaruar se institucionet janë kapur dhe se qytetarëve nuk u ka mbetur më asnjë derë ku të kërkojnë drejtësi. Sipas tij,...
Burimi:
syri.net