Myzyri u vu nën akuzë nga SPAK/ Rama: Njeriu që transformoi Prokurimet Publike u bë target balte, por rezultoi pa faj

Myzyri u vu nën akuzë nga SPAK/ Rama: Njeriu që transformoi Prokurimet Publike u bë target balte, por rezultoi pa faj

Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për Prokurimet Publike, u ndal edhe te marrja nën akuzë e kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri për shkelje të barazisë në tendera të kryer në bashkëpunim. Kryeministri e cilësoi Myzyrin si personin që transformoi KPP-në, ndërsa shtoi se u bë target balte pasi u vu nën hetim nga Prokuroria, por që sipas tij, ishte ky hetim, që atë e nxorri se nuk kishte asnjë faj. “Për këtë arsye kemi vendosur një proces të brendshëm krejt të ri. Nuk ka më terma reference që shpallen arbitrarisht por pasi janë marrë në konsideratë të gjitha ankesat e operatorëve. Ankesat e operatorëve nuk i merr në konsideratë autoriteti që shpall tenderin, por agjencia e Prokurimit Publik dhe Komisioni i...