Muzeu Pavarësisë në Vlorë, Zhupa: Krisje muresh dhe rrezik shembjeje, duhet ndërhyrje e menjëhershme
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar nga Vlora për gjendjen e amortizuar të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Duke publikuar pamje nga godina historike, Zhupa denoncoi krisjet në mure dhe rrezikun e degradimit të mëtejshëm deri në shembje të një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit kombëtar. Ajo i bëri thirrje Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës që të nisë menjëherë restaurimin e muzeut, në mënyrë që gjatë sezonit turistik Shqipëria të prezantohet me dinjitet para qytetarëve dhe vizitorëve të huaj. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Ndodhem në qytetin e Vlorës, mbrapa meje është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Një simbol kombëtar identitetit shqiptar, historisë shqiptare. Siç mund ta shikoni, fatkeqësisht ky muze ka pësuar krisje kudo nëpër muret e...
Burimi:
sot.com.al