“Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin shqiptar”, Rama publikon shifrat

“Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin shqiptar”, Rama publikon shifrat

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se muaji Prill ka shënuar një rekord pozitiv për turizmin shqiptar. Në postimin e tij të shoqëruar me shifra konkrete, Rama shkruan se 891,414 vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë muajin e kaluar, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin e një viti më parë. Referuar postimit të kreut të qeverisë, shtetet me rritjen më të lartë të numrit të turistëve janë Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA. Sipas tij, të huajt po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike. Postimi i plotë: Prilli 2026 shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025. Nga...