Mos u habisni! Në Shqipëri fle trafikant, zgjohet biznesmen… fle analfabet, zgjohet deputet

Mos u habisni! Në Shqipëri fle trafikant, zgjohet biznesmen… fle analfabet, zgjohet deputet

Në Shqipërinë e tranzicionit mjafton një natë që të ndodhë mrekullia. Fle pa shkollë, zgjohesh me diplomë. Fle me kioskë, zgjohesh oligark. Fle i panjohur, zgjohesh VIP. Këtë "manual suksesi" e ka përmbledhur me ironi të hollë Lutfi Dervishi në poezinë "Metamorfoza", një pasqyrë therëse e realitetit shqiptar që nuk ka nevojë për shpjegime. Metamorfoza Dje s’i njihte kush, sot janë bërë VIP U ngrysën në zgëqe, u zgjuan elitë. Dje shisnin të bardhë, sot janë xhentëlmenë, U ngrysën trafikantë, u zgjuan biznesmenë. Dje ishin "të ardhur", sot në rend të parë, U ngrysën trokë, u zgjuan pronarë. Dje pa shkollë të mesme, sot me fakultet, U ngrysën analfabetë, u zgjuan deputetë! Dje të uritur, sot me pakëz bark U ngrysën me kioskë, u zgjuan...