“Mos prisni perfeksion nga PD”, Këlliçi: Jemi ende duke u organizuar. Pas dy javësh do ta shihni…

“Mos prisni perfeksion nga PD”, Këlliçi: Jemi ende duke u organizuar. Pas dy javësh do ta shihni…

Duke folur për procesin e brendshëm zgjedhor, deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili ishte i ftuar në Opinion, pranoi se procesi i zgjedhjeve në PD nuk ishte perfekt. Ai u shpreh se “nuk mund të presësh perfeksion nga opozita”, sidomos në kushtet ku ndodhet, megjithatë më tej ai paralajmëroi se riorganizimi në PD nuk do të përfundojë me zgjedhjet e së shtunës. “Nuk ka përfunduar me këtë votëbesim procesi në PD i zgjedhjeve apo i riorganizimit. Në datë 30 maj, ditën e shtunë, ju do të keni Kuvendin Kombëtar që do të fokusohet në dy drejtime, në riorganizimin, që është kryefjalë e këtij Kuvendi që do ta dëgjoni. Pra do kemi një formulë të re, një platformë të re e cila është përgatitur së bashku...