“Mos bëj si kalama…”/ Përplasje e ashpër Mazniku-Boçi në Komisionin e Territoriales: Urdhër këtu nuk më jep kush!

“Mos bëj si kalama…”/ Përplasje e ashpër Mazniku-Boçi në Komisionin e Territoriales: Urdhër këtu nuk më jep kush!

‘Nxehen’ gjakrat në Komisionin për Reformën e Territoriales. Protagonistët janë dy bashkëkryetarët, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi, pasi këtij të fundit iu hoq mikrofoni sepse nuk po i jepte fjalën mazhorancës. Boçi i tha Maznikut se veprimi s’ishte etik dhe se nuk e urdhëronte dot njeri për t’i dhënë fjalën dikujt. Boçi: Prit se do e mbyll. Mund ta mbyll se nuk është etike të ma heqësh mikrofonin mua. Mazniku: Kanë folur 3 veta, nuk ka folur asnjë nga mazhoranca. Jepjani fjalën tani në këtë moment. Boçi: Urdhër këtu nuk më jep kush. Jua kam thënë edhe njëherë tjetër. Jemi në pozitë të barabartë. Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat, e tepruat. Mazniku: Jepjani fjalën. Kaq. Boçi: Nuk po bëj...