Miratimi i IBAR, Rama: Konferenca Ndërqeveritare vulos fazën hyrëse
Në “Shënimet e javës”, kryeministri Edi Rama është shprehur për miratimin e raportit të IBAR, vlerësimit të piketave të ndërmjetme për progresin e Shqipërisë. Ai tha se opozita u gënjye nga “mendja e mbrapshtë” duke iu referuar akuzave të saj për ngecjen e procesit të anëtarësimit. Rama shtoi se Konferenca Ndërqeveritare është vulosja me sukses e fazës hapëse të negociatave. “Por, ashtu siç dhe dihej, shënimi i shënimeve është ai që lidhet me ballafaqimin mes Komisionit Europian dhe shteteve anëtare në Bruksel, për raportin e detyrave të kryera nga Shqipëria pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave. Ai ballafaqim mori kohën e vet, në ndërkohë që “molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në...
Burimi:
opinion.al