Ministri Nufi në Kosovë: Në fazë vlerësimi dërgimi i trupave në Gaza!

Ministri Nufi në Kosovë: Në fazë vlerësimi dërgimi i trupave në Gaza!

Shqipëria dhe Kosova janë duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes në një mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi gjatë fjalë së mbajtur në konferencën e përbashkët me homologun Ejup Maqedonci bëri të ditur se procesi është në fazë të hershme, ku po analizohen kushtet në terren, vendosja e mundshme e trupave dhe rregullat e angazhimit. Ai theksoi se çdo hap do të bazohet në një vlerësim të përbashkët me Forca e Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, përvoja e mëparshme e Shqipërisë në misione ndërkombëtare, nga Afganistani dhe Iraku, deri te Bosnja dhe Hercegovina dhe dislokimet aktuale në Letonia, shërben si bazë për këtë angazhim të mundshëm. “Jemi në faza shumë të hershme, akoma...