Ministri Nufi në Bruksel: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri Nufi në Bruksel: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Këtë të premte, më 29 maj, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim në Bruksel me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska. Në fokus të diskutimeve ishin siguria në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i Shqipërisë në Aleancë dhe përgatitjet për samitet e ardhshme të NATO-s. Përgjatë takimit, ministri Nufi rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për të mbetur një faktor konstruktiv në Evropën Juglindore, duke mbështetur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Në bisedë u nënvizua gjithashtu angazhimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj NATO-s dhe vlerave euroatlantike, si dhe zbatimi i vendimeve të Samitit të Hagës për rritjen e investimeve në mbrojtje. Nufi vuri në dukje se, rritja e buxhetit të mbrojtjes do t’i japë Shqipërisë më shumë fleksibilitet për të përmbushur detyrimet dhe kërkesat e Aleancës....