Ministri Nufi mikpret delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey: Rikonfirmim i mbështetjes së SHBA, thellojmë partneritetin mes vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays. Takimi u zhvillua në kuadër të 25-vjetorit të partneritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey, një bashkëpunim dypalësh që ka filluar në vitin 2001 si pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program), i inicuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Në këtë vit jubilar të 25-vjetorit të partneritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey, veçojmë me krenari bashkëpunimin e shkëlqyer në drejtim të rritjes së profesionalizmit, modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të forcave tona. Përgjatë takimit të sotëm me delegacionin...
Burimi:
top-channel.tv