Ministri i Katarit në Tiranë dhe Durrës, Ferit Hoxha zbulon planet për projekte të mëdha nga energjia tek arsimi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë dhe më pas në Durrës, Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sulltan bin Saad Al Muraikhi. Hoxha njoftoi se diskutimet mes dy homologëve riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera, besimin reciprok dhe partneritetin e fortë midis dy vendeve tona, si dhe angazhimin e përbashkët për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në disa fusha kyçe. “Ne ramë dakord që rritja e shkëmbimeve, veçanërisht atyre të nivelit të lartë, ofron një moment të rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit dhe eksplorimin e mundësive të reja me interes të ndërsjellë. Gjithashtu theksuam potencialin e rëndësishëm për biznesin në të dy vendet, duke përfshirë zgjerimin e investimeve të Katarit në Shqipëri në sektorë...
Burimi:
javanews.al