Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin e të mërkurës, ku 13 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u lanë në arrest shtëpie, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Ai shtoi se me projektin “Smart City” do të ndryshojë tërësisht siguria në shkolla. “Siguria e shkollave dhe mbrojtja e të rinjve është një prioritet absolut dhe një betejë që nuk do ta ndalim në asnjë moment. Përgëzime Policisë së Shtetit për 17 masat e ekzekutuara në Durrës dhe goditjen e një rrjeti kriminal që tentonte të shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave”, shkroi ministri në një postim në rrjetet sociale. “Me projektin “Smart City”, fillimisht në shkollat e Tiranës e më pas në të gjithë vendin, do të...
Burimi:
javanews.al