Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri strategjike për të ardhmen e Evropës
Në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën mbi Mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, ku mbajti fjalën kryesore në emër të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është më një aspiratë e largët, por një domosdoshmëri strategjike për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës. Ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian janë të pandashme, ndërsa anëtarësimi në BE mbetet projekti kombëtar i Shqipërisë dhe busulla që udhëheq reformat, forcimin e institucioneve dhe politikën e jashtme të vendit. Ministri Hoxha vlerësoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një...
Burimi:
vizionplus.tv