Ministri Hoxha takim në Delfi me komisioneren Marta Kos: Punë intensive dhe koordinim në funksion të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi me komisioneren për zgjerimin në BE, Marta Kos. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku ka ndarë edhe fotografi nga takimi, Hoxha ka shkruar se nuk ka asnjë pauzë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Më tej Hoxha ka shkruar se shumë çështje që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE duken diskutuar dhe koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, në funksion të avancimit të procesit. Postimi i Hoxhës: Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk njeh pauzë dhe as nuk pranon pushim. Zhvillimet intensive kërkojnë punë të pandërprerë dhe energji të vazhdueshme, para së gjithash nga ne, por edhe nga partnerët tanë, të angazhuar në vijën...
Burimi:
javanews.al