Ministri Hoxha takim me kryetarin e PDK: Nënvizuam rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u taku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Në një postim në X ministri theksoi se u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe nevojën për një frymë bashkëpunimi e përgjegjshmërie politike. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Pata kënaqësinë e një takimi të ngrohtë dhe miqësor me Kryetarin e #PDK-së, Bedri Hamza, me të cilin shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale politike në #Kosovë dhe sfidat e periudhës në vijim. Nënvizuam rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe nevojën për një frymë bashkëpunimi e përgjegjshmërie politike, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve për stabilitet, zhvillim...
Burimi:
top-channel.tv