Ministri Hoxha pritet në Romë nga zv.kryeministri Tajani: Italia, një nga mbështetëset më të forta të së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Ministri Hoxha pritet në Romë nga zv.kryeministri Tajani: Italia, një nga mbështetëset më të forta të së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit sot nga zv.kryeministri italian, Antonio Tajani. Në një postim në X ministri Hoxha shprehu se Italia ka qenë dhe është një nga mbështetëset më të forta të të ardhmes evropianë të Shqipërisë. Postimi i plotë i ministrit Ferit Hoxha: Ishte një kënaqësi e veçantë të zhvilloja takimin tim të parë zyrtar në Romë, në Palazzo della Farnesina, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë, të bazuar në lidhje të thella historike, në miqësinë e ngushtë mes popujve tanë dhe në një vizion strategjik të përbashkët për të ardhmen. Pak partneritete janë kaq të thella dhe kaq mirë...