Ministri Hoxha në Romë: Shqipëria synon të përmbyllë negociatat me BE-në brenda kësaj dekade
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Romë me Piero Fassino, zëvendëspresident i Komitetit të Mbrojtjes në Dhomën e Deputetëve të Italisë dhe president i Komitetit të Ballkanit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, reformat e ndërmarra dhe hapat që mbeten për mbylljen e kapitujve të negociatave. Hoxha theksoi angazhimin e vendit për të përparuar drejt anëtarësimit në BE brenda kësaj dekade. Bashkëbiseduesit vlerësuan zgjerimin e BE-së si një nga politikat më të suksesshme të unionit dhe nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ata ranë dakord se momenti aktual paraqet një mundësi të rëndësishme për vendet e rajonit që të...
Burimi:
javanews.al