Ministri Gogu: Sistemi do të gjykohet nga rezultatet, deri 3 vite për një vendim të arsyetuar

Ministri Gogu: Sistemi do të gjykohet nga rezultatet, deri 3 vite për një vendim të arsyetuar

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu paralajmëroi se sistemi i drejtësisë do të matet nga rezultatet për qytetarët, duke nxjerrë në pah një nga problemet kryesore: vonesat deri në 3 vite për arsyetimin e vendimeve gjyqësore. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit te Lartë Gjyqësor dhe Këshillit te Lartë te Prokurorisë, Ministri i Drejtësisë foli hapur për sfidat që mbeten në sistem, pavarësisht progresit të bërë. Ai pranoi se gjatë vitit 2025 është shënuar përparim në vlerësimet etiko-profesionale të magjistratëve, por theksoi se ritmi aktual mbetet nën pritshmëritë. “Progres ka, por kjo nuk mjafton. Në fund të vitit do të matemi nga ajo që ndjen qytetari,” deklaroi Ministri. Një nga problemet më të mprehta, sipas tij, mbetet vonesa në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, që në disa...