Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Nga Shkolla e Magjistraturës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mbajti një konferencë të përbashkët me homologun e tij francez, Gerald Darmanin. “Një ditë shumë e ngjeshur që nisi me sesionin çelës të Kongresit Botëror të Ligjit që ndodh vitin tjetër, por ministri pati mundësinë të shohë nga afër zhvillimin e drejtësisë në një dekadë. Punën e një shoqërie të tërë, kombi të tërë, ndarjen e saj njëherë e mirë nga politika, fuqizimin e pavarësisë së saj dhe ecjen drejt standardeve europiane”, deklaroi Gogu. Më tej, ndau disa detaje nga diskutimi në takimin e tyre. “Kemi folur për fuqizimin e marrëdhënieve mes vendeve tona në fushën e drejtësisë, e cila bën jo vetëm modernizimin e legjislacionit për të cilin po punojmë, por ne kemi bashkëpunuar edhe...