‘Miliarda për shkolla, fëmijët mësojnë me dy turne’, Xhixho: Arsimi publik po shkatërrohet

‘Miliarda për shkolla, fëmijët mësojnë me dy turne’, Xhixho: Arsimi publik po shkatërrohet

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Erisa Xhixho, deputete e PL-së, u shpreh se situata në shkollat e Tiranës është një absurd i papranueshëm për prindërit dhe qytetarët. Ajo denoncon se në shkollën “Emin Duraku” nxënësit vazhdojnë të mësojnë me dy turne, pavarësisht se qytetarët kanë paguar për 10 vite taksën e arsimit, duke mbledhur të paktën 70 milionë euro, ndërkohë që infrastruktura nuk ka përparuar. Edhe në shkollën “Edit Durham” janë shpenzuar rreth 50 milionë euro, por jo vetëm që nuk janë shtuar klasa, por janë ulur ato ekzistuese. Sipas Xhixhos, kjo është një goditje e qartë ndaj arsimit publik, miliarda lekë të shpenzuara nga qytetarët, ndërsa fëmijët vazhdojnë të mësojnë me dy turne, ndërsa cilësia e mësimit bie ndjeshëm dhe kostot për...