Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës/ Me flamuj amerikanë e britanikë, diaspora sërish pjesë e protestës së sotme

Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës/ Me flamuj amerikanë e britanikë, diaspora sërish pjesë e protestës së sotme

Protestat qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike kanë hyrë në ditën e 15-të, me mijëra qytetarë që u mblodhën këtë të diel para godinës së Kryeministrisë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik të vendit. Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Shqipëri e Re”, protestuesit vijuan mobilizimin që prej mbi dy javësh ka përfshirë kryeqytetin dhe zona të tjera të vendit. Gjatë tubimit u panë flamuj kombëtarë shqiptarë, por edhe simbole të vendeve ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Veçanërisht të dukshëm ishin flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA, ndërsa një numër emigrantësh kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës. Protesta nisi si kundërshtim ndaj projekteve turistike të planifikuara në bregdet,...