Meta: Shqipëria nën kërcënimin e ‘uzurpatorëve modernë’ dhe politikave të shkombëtarizimit

Meta: Shqipëria nën kërcënimin e ‘uzurpatorëve modernë’ dhe politikave të shkombëtarizimit

Meta: Shqipëria nën kërcënimin e ‘uzurpatorëve modernë’ dhe politikave të shkombëtarizimit Presidenti i PL-së, Ilir Meta, në një postim në rrjetin e tij social Facebook u shpreh se 5 Maji nuk është vetëm një ditë përkujtimi për Dëshmorët e Atdheut, por edhe një thirrje për reagim ndaj asaj që ai e cilëson si kërcënim të lirisë nga “kuislingët dhe uzurpatorët modernë”. Meta thekson se sakrifica e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për vendin duhet të shërbejë si frymëzim për të mbrojtur interesin kombëtar, të cilin, sipas tij, qeverisja aktuale po e dëmton përmes politikave të shpopullimit dhe shkombëtarizimit. Ai apelon për më shumë angazhim në ruajtjen e vlerave kombëtare, familjes dhe identitetit shqiptar, si rrugë për të garantuar lirinë dhe pavarësinë...