Meta për 21 Janarin në SPAK, Karanxha zbulon: Ja pse u thirr
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar edhe thirrjen e ish-presidentit Ilir Meta në SPAK për të dëshmuar për 21 Janarin. Karanxha tha se Meta është thirrur në cilësinë e personit në dijeni. Sipas tij, Meta mund të ketë marrë informacione për çështjen edhe gjatë kohës që ka qenë President i Republikës. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ka pasur sot një deklaratë edhe nga avokati i zotit Meta për 21 Janarin. Ka folur edhe për organizatorët, se ka pasur dijeni që do të kishte dhunë dhe viktima. Si një nga prokurorët e çështjes? Karanxha: Për disa ditë më pas u larguan. Unë mendoj se Ilir Meta është thirrur për kërkesë të detajuar për ngjarjen, sepse një dëshmitar pyetet për lidhje me faktet....