Meta pas kafazit të xhamtë, Kryemadhi në seancën gjyqësore: Sallat janë si në Amerikë, por atje edhe vrasësit ulen…

Meta pas kafazit të xhamtë, Kryemadhi në seancën gjyqësore: Sallat janë si në Amerikë, por atje edhe vrasësit ulen…

Monika Kryemadhi, ka folur sot në seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës në GJKKO, ku ngriti shqetësime lidhur me provat dhe materialet hetimore të vëna në dispozicion nga SPAK. Kryemadhi deklaroi se mbështet kërkesat e avokatit të Metës, Kujtim Cakrani, në lidhje me mbajtjen e Metës në kafazin prej xhami. “Jam dakord me kërkesat e avokatit Cakrani. Sallat janë tipike amerikane, por ka një ndryshim, edhe vrasësit serialë atje ulen me avokatin përkrah”, u shpreh ajo. Ish-deputetja tha se ka marrë një USB me prova nga akuza, por sipas saj materiali nuk hapet dhe kërkoi që t’i vihen në dispozicion të gjitha aktet dhe përgjimet. “Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim familjarëve”, deklaroi...