Meidani, Dokle, Bufi në kafe, u ‘bashkohet’ edhe Spiropali

Meidani, Dokle, Bufi në kafe, u ‘bashkohet’ edhe Spiropali

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, ka mbledhur në një kafe një grup figurash të njohura të politikës shqiptare, mes tyre ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryeministri Ylli Bufi dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë. Në postimin e tij, Dokle e ka përshkruar takimin si një bisedë miqësore dhe të hapur, ku, siç shkruan ai me ironi, “debati i vetëm” mbetet kush paguan kafen mes miqsh. “Duke pritur kafen e radhës e bëjmë edhe një foto me miqtë… Dhe pastaj fillon biseda miqësore… Në fund, si të gjithë, edhe ne nisim ‘zënkën’ e zakonshme: do paguaj unë, m’i lini mua kësaj radhe”, shkruan Dokle. Fotoja ka tërhequr edhe vëmendjen e deputetes së PS-së Elisa Spiropali, e cila nuk e ka...